LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babagjyshi” i realizon ëndrrën Leos

8 Janar 2018, 08:09, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të Leos, 9-vjeçarit të lindur me një defekt në kocka, dhe që për vite me radhë i është nënshtruar operacioneve të ndryshme.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Rama ka postuar një foto ku  përshëndet Leon e vogël, i cili po shkon me një makinë në shkollë.

?Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë,? shkruan Rama në postimin e tij.

Në rubrikën ?Ka një mesazh për Ty? tek Ardit Gjebrea, me datën 31 dhjetor, kreu i qeverisë iu përgjigj letrës që Leo i kishte shkruar  këtë fundvit Babagjyshit.

Leo, teksa hyri në studio në karrocë me rrota, është shprehur se nga Babagjyshi pret këtë vit një makinë me të cilën të mund të shkojë në shkollë, dhe një fizioterapist që ta ndihmojë.

Fill pas këtij momenti, në studio hyri kryeministri Rama i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri dhe i ka bërë surprizën e veçantë, duke ia realizuar dëshirat./ CityNews

Lajmet e fundit nga