LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleati i Bashës skeptik për bashkëpunimin PD-LSI

8 Janar 2018, 18:11, Aktualitet CNA

Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në studion e televizionin Report TV, ku ka komentuar aksionin opozitar dhe bashkëpunimin mes PD-së dhe LSI.

Sipas Shehit, LSI është e mirëpritur në grupin opozitar, ka një të përbashkët me PD-në dhe opozitën, që është largimi i Ramës, por ai thotë se strategjia e bllokut opozitar kalon përtej një aleance të përkohshme.

“Kemi dhënë gjykimin tonë, që aleanca është me ne, ne që hymë në zgjedhje si opozitar. Janë të mirëpritur në këtë aleancë të re kundër Ramës edhe LSI. Madje jo vetëm LSI, por edhe të tjerë. Mirëpo strategjia e bllokut opozitar kalon përtej një aleance të përkohshme. PD ka një mision që është historik, rivendosja e shtetit shqiptar, lufta kundër korrupsionit, rikthimi i të djathtës në pushtet, këto janë tezat afatgjata. LSI nuk përputhet me tezat e të djathtës dhe të PD-së. Mund ta ndihmojë, por kjo është afatgjatë për PD-në. Është në dorë të PD që ta gjykojë pozicionin e vet.”, – u shpreh Shehi. /CityNews

Lajmet e fundit nga