LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet/ Ja pse u vetëvra biznesmeni shqiptar

7 Janar 2018, 11:44, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në provincën e Trevizos në Itali, ku një biznesmen shqiptar është vetëvrarë.

Nga të dhënat e para mësohet se 31-vjeçari është vetëvrarë për qëllime ekonomike.

Nga të dhënat mësohet se viktima është Marvin Proshka 31 vjeç, pronar i shoqërisë “Promek Service” me e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh është gjendur i varur në selinë e firmës së tij në komunën Conegliano në provincën e Trevizos.

Biznesi i tij prej kohësh  regjistronte një situatë të vështirë ekonomike.

Viktima ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Ai kishte emigruar në Itali prej kohësh.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e  plotë të ngjarjes. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga