LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve/ Në pranga dy shtetas

7 Janar 2018, 09:24, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve , nën akuzën se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve.

Burimet policore bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit me iniciale M.T., vjeç 62, banues në fshatin Shelcan, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.K., 57 vjeçe dhe H.M., vjeç 57, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases  E.M., 50  vjeçe  dhe vajzës së tij  shtetases A.M., 23 vjeçe.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Dhuna në familje?. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga