LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e kufirit me Kosovën/ Shpërthen Majko: Po qeveris biznesi

7 Janar 2018, 17:41, Aktualitet CNA

Ministri për Shtetin dhe Diasporën Pandeli Majko, ka komentuar deklaratat e tij të bëra disa javë më parë për hapjen e kufijve me Kosovën. Sipas Majkos kjo nuk është në dorën e politikës, sepse sot po qeveris biznesi.

Ai u shpreh në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, se hapja e kufijve me Kosovën nuk po bëhet për shkak se biznesi nuk e do këtë gjë. Sipas tij biznezi po qeveris dhe jo politika.

?Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë ?prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim. Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi?- tha ministri Pandeli Majko. /CityNews

Lajmet e fundit nga