Connect with Us

“Follow Money”, rrjeta e “peshqve të mëdhenj”/ Në “sitën” e verifikimit të pasurive edhe politikanët

Aktualitet

“Follow Money”, rrjeta e “peshqve të mëdhenj”/ Në “sitën” e verifikimit të pasurive edhe politikanët

Publikuar

-

Vetingu në drejtësi pritet të japë rezultate shumë shpejt, janari do të nxjerrë të dhënat e para për krerët kryesorë të drejtësisë, ndërsa më pas do të vijohet më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.

Por përveç drejtësisë, në sitë janë duke kaluar dhe politikanët shqiptarë. Sipas informacioneve, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kanë nisur të dorëzohen deklaratat e para për të ardhurat e vitit 2018. Afati përfundimtar është marsi, ndërsa këtë vit pritet që të ketë tërmet në radhët e deputetëve, ministrave, gjyqtarëve, prokurorëve, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të tjerë që deklarojnë pasurinë pranë ILDKP.

Burime të gazetës Sot nga ky dikaster thanë se raporti vjetor është drejt fundit, ndërsa bëhet me dije se gjatë vitit që lamë pas ka pasur një kontroll të plotë pasurie për një numër të madh zyrtarësh, përfshirë dhe politikanë në rangje të larta. Sipas informacioneve, janë bërë mbi 1000 kontrolle të plota për individë të caktuar dhe familjarët e tyre, duke kontrolluar të dhënat që nga deklarata e parë e pasurisë e deri më sot, për të parë se si ka ndryshuar trajektorja e pasurisë.

Një ndikim në këtë mes kanë pasur dhe denoncimet që kanë ardhur përmes qytetarëve dhe përmes medias. Por një burim i rëndësishëm i tha gazetës se për vitin 2018 synohet që të rritet numri i zyrtarëve që i nënshtrohen kontrollit të plotë. Me ndryshimet që ju bënë ligjit për deklarimin e pasurisë një vit më parë, ky institucion detyrohet që një herë në dy vite të bëjë kontroll të plotë të pasurisë për: Presidentin e Republikës, deputetët, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, ministrin, zëvendësministrin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, si dhe anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë.

Për shumicën prej tyre do të bëhen verifikimet që parashikon ligji. Hera e fundit që është ndërmarrë një aksion për kontrollin e plotë të pasurive të zyrtarëve më të lartë shqiptarë ka qenë në vitin 2014, ndërsa në mënyrë sekretë ka pasur kontrolle për raste të veçanta. Interesant është fakti se janë me mijëra ata që do të kalojnë në sitë. Por problemi këtë herë është se do të ngrihet SPAK gjatë 2018. Deri më sot të gjithë emrat që shkonin në prokurori nga ILDKP ja hidhnin paq, ndërsa me ngritjen e SPAK kushdo që ka fshehur pasuri do të duhet të japë llogari.

Ndryshimet në ligjin e ILDKP

LEXO EDHE:  ILDKP: Zyrtarët justifikojnë paratë e paligjshme me shitje librash, dhurata dhe të ardhura nga emigrimi

Në verën e viti që lamë pas, u ndryshuan një sërë ligjesh të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi, mes të cilëve dhe ai për deklarimin e pasurisë. Sipas ligjit, zyrtarëve u ndalohet të kenë më shumë se 15 milionë lekë të vjetra CASH. “Subjektet e këtij ligji që plotësojnë deklarimin për herë të parë sipas nenit 5/1 të tij, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në CASH, jashtë sistemit bankar, mbi shumën 1,5 (një presje pesë) milion lekë”, thuhet aty. Interesant është fakti se ILDKP tani do ketë të drejtë të kryejë verifikime edhe jashtë vendit.

Deri më tani ajo nuk e bënte dot këtë gjë dhe ja kalonte prokurorisë, por ligji ja jep të drejtën. Nga ana tjetër ata detyrohen të deklarojnë llogaritë jashtë vendit. “Subjektet e përcaktuara në nenin 3/1 të këtij ligji detyrohen të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave interesat private, burimet e krijimit të tyre, si dhe detyrimet financiare, brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me nenin 5/1 të këtij ligji dhe sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi”, thuhet në nenin 4.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Publikuar

-

Nga

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku ndër të tjera thuhet se “Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Denis Dyrnjaja shkruan se togfjalëshi “çdo mjet”, është gjithë thelbi i deklaratës.

Sipas tij, “Tik Taku” po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

“Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv. Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske. “Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni. Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë. Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm. Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

LEXO EDHE:  Gjylameti “hap zemrën”/ Flet për debatet dhe kritikat brenda PS

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse politikanët po heshtin për një vdekje të paralajmëruar!

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket”-shkruan Denis Dyrnjaja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  “Policia subjekt i sulmeve politike”/ Lleshaj mesazh “të fortëve”

LEXO EDHE:  Gjylameti “hap zemrën”/ Flet për debatet dhe kritikat brenda PS

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE