LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flini më pak se 8 orë?/ Mjekët japin lajmin e frikshëm

7 Janar 2018, 21:10, Aktualitet CNA

Një anketim nga Universiteti i Binghamton, Shtetet e Bashkuara, ka përcaktuar se duke fjetur më pak se tetë orë të rekomanduara mund të shkaktojë ankth dhe depresion.

Në studimin e botuar në revistën ScienceDirect, u vlerësua koha dhe kohëzgjatja e gjumit të një grupi individësh me nivele mesatare e të larta të mendimeve negative përsëritëse, të tilla si shqetësim.

Po kështu, pjesëmarrësve iu ekspozuan imazheve të ndryshme që synonin nxitjen e një reagimi emocional dhe, ndërkohë, hulumtuesit matën nivelin e vëmendjes përmes lëvizjeve të syve.

Në këtë mënyrë, studiuesit zbuluan se ndërprerjet e rregullta të gjumit shoqëroheshin me një vështirësi më të madhe në devijimin e vëmendjes nga informacioni negativ.

Dhe kjo mund të thotë se gjumi i papërshtatshëm është pjesë e asaj që i bën mendimet negative të ndërhyjnë në jetën tuaj.

Hulumtuesit vazhdojnë të eksplorojnë këtë gjetje, duke vlerësuar se si koha dhe kohëzgjatja e gjumit mund të kontribuojnë në zhvillimin ose mirëmbajtjen e çrregullimeve psikologjike./CityNews

Lajmet e fundit nga