LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braktisen nga nëna/ Dy të miturit gjenden në Gjermani

7 Janar 2018, 09:34, Aktualitet CNA

Një 39 vjeçare nga Durrësi, është vënë në hetimet nga organet e drejtësisë, pas braktisjes së fëmijëve të saj të mitur.

Shtetasja në fjalë me datë  03.09.2016,  ka kaluar nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë së bashku me fëmijët e saj të mitur G.N dhe A.N, vjeç 11 e 9.

Më pas, sipas policisë, ajo i ka braktisur fëmijët dhe është kthyer në Shqipëri.

Fëmijët janë gjendur më vonë, të braktisur  në Gjermani, ndërsa 39 vjeçarja është kthyer në Shqipëri./CityNews

Njoftimi nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës: 

Më datë 05.01.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.N, vjec 39, banues në Durrës, pasi më datë  03.09.2016, në PKK, Durrës, ka dalë për në Itali së bashku me fëmijët e saj të mitur G.N dhe A.N, vjeç 11 e 9, të cilët i ka braktisur e aktualisht ndodhen në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri.

Lajmet e fundit nga