LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin dhe "fluturon" në kanal

7 Janar 2018, 20:22, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaqarr të Tiranës, në vendin e njohur si kthesa e Arbanës, ku një makinë pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor, ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Si pasojë është plagosur rënde drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që po udhëtonte me të.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina të plagosurit, ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga