LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëshqitja e dherave/ Pallati 5-katësh mund të shembet nga çasti në çast

6 Janar 2018, 19:19, Aktualitet CNA

Situata nga rrëshqitja e dherave ka bërë që banorët e pallatit 5-katësh në lagjen ?Punëtori? të Gjirokastrës, të braktisin banesat e tyre dhe të dalin në qiell të hapur.

Sipas banorëve shkak për këtë gjendje të krijuar, janë gërmimet në afërsi të pallatit. Gërmimi në fjalë i cili është bërë edhe shkaku kryesor për ngjarjen, po kryhet në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dykatësh.

Banorët kërkojnë nga bashkia dhe organet kompetente që t’i strehojë diku, pasi pallati rrezikon shembjen nga çasti në çast, e kësisoj nuk mund të kthehen brenda. Ata u shprehën se do ta kalojnë natën jashtë. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga