LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lezha në errësirë totale/ OSHEE nuk gjen dot defektin

6 Janar 2018, 17:52, Aktualitet CNA

Qyteti i Lezhës së bashku me disa rrethin kanë mbetur prej më shumë se 7 orësh pa energji elektrike.

Nga informacionet paraprake, mësohet se specialistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kanë dalë në terren për të zbuluar defektin, por ende nuk ka pasur një rezultat.

Të njëjta burime thanë se po kontrollohen të gjitha fidrat dhe kabinat elektrike, ndërkohë që errësira ka krijuar pengesë për identifikimin e defektit. Kjo situatë rrezikon që të lërë pa energji Lezhën deri ditën e nesërme. /CityNews

Lajmet e fundit nga