LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kë do të donte Amerika si kryeministër?/ Befason avokati

6 Janar 2018, 17:03, Aktualitet CNA

Avokati i njohur, njëherësh kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, teksa ka komentuar situatën aktuale politike në vend, ka habitur me një deklaratë të tij.

I pyetur nga gazetarja se kë do të donte Amerika si kryeministër, avokati Ngjela u shpreh se ai që është më afër me politikat amerikane është Fatmir Xhafaj.

“Se kë duhet ta investigojë gazetaria, por unë mund të them se kush, sipas meje, është më afër politikës amerikane.

Më afër nga Rama me politikën amerikane rezulton Fatmir Xhafaj. Ka përkrahjen e SHBA-së, ka realizuar reformën në polici. E ka dhënë provën. Testin e SHBA-ve e ka kaluar me sukses. Edhe gazetaria e ka kuptuar se ai është më afër, dhe bravo i qoftë, e ka kaluar provën.”, – tha ndër të tjera Ngjela. /CityNews

Lajmet e fundit nga