LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-Zonja e Parë: Nëse ai më tradhton, do ta vras

6 Janar 2018, 15:06, Aktualitet CNA

Dashuria e tyre që nisi 10 vite më parë ?tronditi? jo vetëm Champs Élysées, por pati ndikim edhe në arenën politike. Historia e Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni-t u komentua shumë në media, ndërsa përfundoi në kurorëzim dhe më pas pati fryt të sajin vajzën Giulia.

Së fundmi ish-modelja dhe këngëtarja franceze është shprehur hapur për marrëdhënien e saj më bashkëshortin gjatë një interviste për emisionin ?Verissimo?, në ?Canale 5?. Për bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy, ish-Presidentin e Francës, ajo tha:

?Ai është një baba shumë i dashur. Kur takova fëmijët e tij dhe pashë lidhjen që kishin me babanë, thashë ?duhet të martohem patjetër me këtë mashkull?. Ai është plot energji dhe forcë?.

Dashuria e saj për Nicolas Sarkozy duket se nuk është shuar, përkundrazi është gjithnjë e më e fortë dhe pasionante.

?Jam e dashuruar me të njëlloj si herën e parë që u takuam. Për mua është burri i ëndrrave, njeriu me të cilin mësova të jem e lumtur dhe të krijoj familjen që kam dëshiruar gjithnjë. E dua aq shumë, aq sa do ta vrisja nëse do të merrja vesh se do të më tradhtonte?, shtoi duke buzëqeshur ish-modelja e njohur e pasarelave./CityNews

Lajmet e fundit nga