LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri përpin banesën/ Ndërron jetë një person

5 Janar 2018, 09:08, Aktualitet CNA

Një i moshuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi banesa në të cilën jetonte është përfshirë nga flakët.

Mësohet se viktima është një 85-vjeçar, me inicialet S.N, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Policia bën të ditur se i moshuari është asfiksuar nga tymi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Frosina Plaku? në Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se zjarri në banesë është shkatuar nga rezistenca e ngrohjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./ CityNews

Lajmet e fundit nga