LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA përjashton Shqipërinë nga darka për Jeruzalemin

5 Janar 2018, 17:16, Aktualitet CNA

Asnjë nga përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë në SHBA nuk ka qenë i ftuar në ceremoninë e darkës së shtruar në dedikim të vëndeve që i dolën në krah Amerikës në OKB për rezolutën  e Jerusalemit, ndërkohë që Konsullja e Kosovës ishte e ftuar në këtë darkë.

Lajmi i dhenë nga mediat kosovare është konfirmuar edhe nga burime brenda Ministrisë së Jashtëme, të cilat nuk pranuan të komentonin lidhur me darkën ku Presidenti Trump i ka drejtuar një mesazh falenderimi ambasadorëve duke premtuar mbështetje për vendet e tyre.

E qenë prezente në darkën e tre janarit konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatçija, ka postuar në faqen e saj në rrjetin social edhe mesazhin-video të presidentit Trump, për të pranishmit në këtë pritje, të cilët ai i falënderon për mbështetjen, u tregon se me partnerë të tillë do ta vazhdojnë bashkëpunimin e në fund, i përcjell dhe urimet e vitit të ri. /CityNews

Lajmet e fundit nga