Connect with Us

Rama publikon videon për shëndetësinë/ Qytetarët: Realiteti shumë vite larg

Aktualitet

Rama publikon videon për shëndetësinë/ Qytetarët: Realiteti shumë vite larg

Publikuar

-

Një debat për sistemin shëndetësor është hapur së fundmi në politikë. Pas akuzave të Lulzim Bashës një ditë më parë, reagoi Ministria e Shëndetësisë, dhe sot në mëngjes vetë kryeministri Rama.

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, sot Rama postoi në faqen e tij në rrjetet sociale, një video ku shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.

Por reagimi i tij ka revoltuar qytetarët e shumtë që i shkruajnë se shërbimi shëndetësor është mizerje dhe specialistët po largohen nga vendi.

Ja disa prej komenteve të qytetarëve:

Tall lesht ti cdo mengjes me keto nuk ke nje ilac qe rimbursohet o kallem i ke pare njerzit i ke bere ti Berisha méta basha te ikin nga Shqiperia shesin cdo gje apo borxhe vetem te ikin se aty ska drejtesi !jeni mbledhur gjith kriminelat ne parlament edhe béni sikur ziheni dhe ne fund ndani leket e popullit ne per xhepat tuaja ju ngect buka ne fyt”- shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Nuk behet asgje me fushata,nisin disa furtuna ne mjekesi,harrohen,rinis perseri maskaralleku,ne fillim u frenua disi kerkimi i lekeve nen dore,e tani eshte bere me keq se me pare,fushata ne mjekesi,fushata ne prishjen e ndertimeve pa leje,fushata ne legalizime,ne c,do gje vetem me fushata,sa per tu dukur,rreklama,nuk behet vendi me fushata.

LEXO EDHE:  Haradinaj i “nxjerr bojën” Ramës/ Nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Po ashtu një qytetar akuzon “Prapagant i dashur, realiteti shume vite larg . Le ta provoje njeri per karte shendeti tek dispanceria ne tirane , sorollatje pafund sherbimi i internetit ketu nuk fuksionon per vertetim duhet ti vish tiranes verdall.kjo qe thoni ju eshte mjeksia imagjinare ajo realja eshte ndryshe . Keni mundesi ta vertetoni por nuk ju intereson beni vetem reklam dhe propagante boshe.

Fol per gjithcka tjeter vetem per shendetesin mos fol se e ke per toke,tani po te shkruaj nga spitali vlores ku edhe vigon per sorum nuk ka leri te tjerat.”

“O Zoteri e dim qe shendetesia nuk ka per t’u ber ndonjeher. Po pyetja eshte: pse mosha e pensioneve rritet cdo vit? Apo qe shqiptaret mos ta shijojn asnjeher pensionin?”

“te thoshe fjale te mira per shendetesin ne shqiperi eshte njesoi sikur te thoshe ngjyra e zeze eshte ngjyre e bardhe, ne qe po bredhim spitaleve e dime cbehet jo ju qe rrini neper zyra.mos mendo qe une qe po shkruaj jam ndonje militant se te them te drejten nuk kam votuar asnjeher ne jeten time sepse nuk ka lindur akoma ai bir nene me kuptimin e mir te fjales qe meriton voten time.”-akuzon një tjetër qytetar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE