LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia shqiptare dhe italiane në ndjekje të gomones/ Dyshohet se...

5 Janar 2018, 18:08, Aktualitet CNA

Policia Kufitare në Vlorë është vënë në ndjekje të një gomoneje, e cila dyshohet se transporton drogë.

Nga të dhënat e para mësohet se mjeti i lundrimit është pikasur në Gadishullin e Karaburunit. Po nga të njëjtat burime mësohet se gomonia në fjalë është me dy motorë.

Skafistët nuk i janë bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, e kësisoj policia është vënë në ndjekje të tyre. Së bashku me policinë shqiptare, edhe pala italiane është vënë në ndjekje të gomones.

Ndjekja e gomones vijon prej 25 minutash, ndërsa mësohet se në të ndodhen dy persona. /CityNews

Lajmet e fundit nga