LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta uron RD-në nga Korça, pa asnjë korçar

5 Janar 2018, 21:42, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zgjedhur që të urojë nga Korça, gazetën e parë opozitare “Rilindja Demokratike”, i shoqëruar nga dy gazetarë, Çim Peka nga Hasi dhe Fahri Balliu, nga Pogradeci.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan: “Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë, bashkë me dy gazetarët e njohur Çim Peka dhe Fahri Balliu.”

Ndonëse Presidenti zgjodhi që të uronte RD-në për 27-vjetorin e saj nga qyteti i Korçës, ai zgjodhi dy gazetarë, të cilët asnjëri nuk është nga Korça.

Presidenti Meta, mund të kërkonte pak më shumë sepse në Korçë ka gazetarë shumë të mirë. Ndoshta atij i kanë thënë që Fahri Balliu është shumë i popullarizuar në Korçë, por ne i sigurojmë se Balliu ka shumë fansa në këtë qytet. /CityNews

Lajmet e fundit nga