LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iku "epoka e prezervativëve" për meshkujt, krijohet mënyra më e re për t'u mbrojtur

5 Janar 2018, 17:26, Aktualitet CNA

Një metodë tjetër që do të zëvendësojë të gjithë kontraceptivët dhe prezervativët, duke shmangur kështu përhapjen e disa sëmundjeve SST dhe shtatzënitë e padëshiruara, do të aplikohet në prill të këtij viti.

E gjitha do të jetë falë një xheli, që do të aplikohet tek meshkujt.

Mos u nxitoni të përdorni imagjinatën, pasi xheli nuk do të vendoset në penisin e meshkujve, por në shpatullat dhe krahët e tyre.

Xheli, i cili thahet brenda një minute, do të jetë kështu lloji i tretë i kontracepsionit për meshkujt, pas prezervatiëve dhe vazektomisë (sterilizimit).

Ky lloj xheli do të thithet në lëkurë dhe të arrijë në qarkullimin e gjakut.

Sapo të jenë absorbuar dy hormone sintetike, testosterone dhe progestin, bllokohen testet nga prodhimi i testosteronit të mjaftueshëm për të prodhuar nivele normale të spermës.

Fillimisht produkti do të testohet në 400 çifte, në SHBA, Britani, Itali etj. Femrat nuk do duhet kështu të pinë kontracepsione sepse masat mbrojtëse mund t’i marrë mashkulli, njëherë në 72 orë.

Ky zbulim synon më shumë barazi mes meshkujve dhe femrave në të gjithë botën./CityNews

Lajmet e fundit nga