LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e mandatit të dy deputetëve/ Ish-ministri i Jashtëm: Surprizë do të ishte...

5 Janar 2018, 16:19, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e televizionit News24, ka komentuar vendimin për heqjen e mandatit të deputetit për Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledjon Rehovicës së LSI-së.

Mustafaj, e quajti dekriminalizimin si një ndër veprat më të çmueshme të Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se heqja e mandatit për Rakipin dhe Rehovicën, ishte vendimi i duhur. Sipas tij surprizë do të ishte nëse do të merrej një vendim i kundërt.

Më tej ai shtoi se reagimet nga opozita dhe maxhoranca, tregojnë se akoma mendojnë se mund t’ia hedhin ligjit. /CityNews

Lajmet e fundit nga