LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e mandatit për Rakipin dhe Rehovicën/ Reagon Ambasada e SHBA-ve

5 Janar 2018, 15:50, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi të PDIU-së dhe Gledjon Rehovica, të LSI-së, vendosi pro heqjes së mandatit.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të amerikës në Tiranë, me anë të një deklarate për shtyp.

Në këtë deklaratë, Ambasada mirëpret vendimin e KQZ-së, ndërsa thotë se ky vendim është një provë pozitive për procesin e dekriminalizimit.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t?iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri.”, – thuhet në deklaratën e ambasadës. /CityNews

Lajmet e fundit nga