LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri i ri i Maqedonisë/ Qeveria mohon të ketë marrë propozim të ri 

5 Janar 2018, 20:21, Aktualitet CNA

Kryeministri Zoran Zaev, ka shprehur besimin e zgjidhjes së kontestit të emrit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në njoftimin e televizionit grek “Alfa” për intervistën e parë të kryeministrit të Maqedonisë për një media greke, thuhet se Zaev ka theksuar se është në interes të të dyja vendeve të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit. Zaev sipas njoftimit të televizionit ka folur gjithashtu edhe për dallimet e deritanishme mes dy vendeve lidhur me të kaluarën e personaliteteve nga Maqedonia Antike duke thënë se nuk pajtohet me qëndrimin e kryeministrave të mëparshëm, se ?Shkupjanet janë trashëgimtarët e vetëm të Aleksandrit të Madh. Edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras ka theksuar pritjet e tij për një zgjidhje të mundshme të kontestit me Maqedonisë.

Viti 2018 është i rëndësishëm pasi hapet dritarja me gjasa për zgjidhjen e çështjen së emrit. Jam i bindur se ka ardhur ora që ti sjellim vendimet e domosdoshme me të cilat do të arsyetojmë rolin e Greqisë si fuqi udhëheqëse në Ballkan. Qeveria e Greqisë ka vullnet dhe kapacitet që të siguroj këtë proces drejt të ardhmes- deklaroi kryeministëri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Se kontaktet mes dy vendeve janë intensifikuar flet edhe vizita që të martën në Athinë do të realizoj zv/kryeministri, Bujar Osmani, por nga qeveria thonë se ende nuk ka ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit.

Derisa nuk kemi diçka konkrete dhe specifike, nuk do të përmendim emra të mundshëm. Pra momentalisht nuk ka bisedime për emrin potencial apo diçka të ngjashme. Disa herë e kemi thënë qartë se Qeveria e Maqedonisë është hapur dhe se nuk kemi asnjë paragjykim për të diskutuar për të gjitha çështjet dhe zgjidhjet që do të thonë përmirësimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat janë në interes të qytetarëve- deklaroi zëdhënës i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndërkohë, Komisioni Evropian nëpërmjet përfaqësuesit të saj ka mirëpritur aktivitetet e qeverisë së Maqedonisë për t?i dhënë fund mosmarrëveshjes 25-vjeçare me emrin duke shpresuar për rezultate konkrete. Gjetja e një zgjidhje të pranueshme reciproke nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, për Komisionin do të ishte e rëndësisë së veçantë.

Edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i angazhuar për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hojt Brajan Li, vlerëson se këtë vit ka shans që përfundimisht të zgjidhet çështja e emrit. Ai në një intervistë për televizionin N1 tha se për herë të parë pas një kohe të gjatë ka vullnet politik në Shkup dhe në Athinë dhe se Maqedonia ka shans ta arrijë këtë qëllim.

Lajmet e fundit nga