Aktualitet
14 punët më të shpifura në botë, ju a do t’i bënit?
Jemi qënie të gjalla që kemi nevojë të punojmë që të sigurojmë jetesën dhe mbijetesën.
Fjala “punë” për disa mund të tingëllojë depresante.
Disa nuk e dinë që ekzistojnë disa punë të vështira e të shpifura, të cilat njerëzit i bëjnë për të fituar jetesën.
Do të ndiheni me fat për punët që keni kur të shihni këto punë të shpifura.
- Entomologjist Forensic
Këta njerëz mund të tregojnë me saktësi sa kohë ka një person që ka vdekur, duke studiuar zhvillimin e maggots dhe insekteve të tjerë në trupa të vdekur. Është padiskutim një punë e rëndësishme por që nuk do ta vlerësonit kur të kuptonit që do e kalonit kohën me trupa të vdekur dhe aromë të keqe.
- Estetikë
Nëse mendoni se puna si estetiste është punë e bukur, mendohuni dy here pasi kjo punë ka të bëjë me heqjen e qimeve, shtrydhjen e puçrave e shumë gjëra të tjera të shpifura.
- Statistikant pordhësh
Dihet shkencërisht që një person pjerdh 13.6 herë mesatarisht në ditë. Falë këtyre numëruesve, tashmë kemi dijeni për këtë.
- Proktologjist
Imagjinoni si do të ishte të kalonit të gjithë jetën tuaj duke rregulluar problemet anale të njerëzve.
- Heqës kafshësh të ngordhura në rrugë
Është një punë e vështirë dhe e shpifuar duke qenë se i bië të shohësh përherë kufoma kafshësh të deformuara nga aksidentet dhe gjak pa fund.
- Nuhatës sqetullash
A e keni menduar ndonjëherë se si kompanitë e doedorantëve e dinë nëse produkti i tyre është gati për shitje ose jo? Duke punësuar nuhatës sqetullash, ja se si.
- Hetues ADN-je
Kur shkencëtarët kanë nevojë për ADN nga trupa të varrosur për arsye hetimi kriminal, duhet të zhvarrosin trupat dhe të marin analiza.
- Jashtëqitje mbledhës
Mbledhja e jashtëqitjes së lakuriqëve të natës dhe të zogjve quhet guano. Është një fertilizues efektiv dhe konsiderohet fitimprurëse nga vendasit. Duke qenë se gjendet nëpër shpella, vetëm profesionistët e bëjnë.
- Pjatalarës restoranti
Nëse mendoni se të pastroni rrëmujën e fëmijëve tuaj në shtëpi është e vështirë, imagjinoni të pastroni qindra pjata të të huajve që hanë në restorant që vijnë dhe ikin.
- Mbledhës vjelljesh
Pikërisht siç e lexuat, mbledhës të vjellash.
Disa parqe të mëdha lojërash që kanë përshëmbull karusel të shpejtë, punësojnë mbledhës të vjellash pasi janë të shumta rastet kur njerëzit vjellin gjatë xhirove.
- Pastrues kanalesh
Duhet të jeni falenderues ndaj këtyre njerëzve sa herë që shkarkoni tualetin tuaj. Përveç minjve, jashtëqitjeve njerëzore dhe mbeturinave të ndryshme nën rrugët e qyteteve tona, do të gjeni edhe këta njerëz që futën për t’i pastruar. A nuk është kjo një punë ndër më të shpifurat që ekziston?/CityNews