LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në drejtësi/ Kryeprokurorja Marku takon Zaganjorin

4 Janar 2018, 16:04, Aktualitet CNA

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori.

Sipas zyrës së shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm, takimi i cili zgjati rreth 30 minuta, ka qenë i fokusuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pjesë e këtij takimi mësohet të ketë qenë dhe praktika hetimore e ndjekur nga insituticioni i akuzës i cili sipas Markut do të standartizohet.

Nga ana tjetër Marku mësohet se është angazhuar se institucioni i Prokurorisë do të kontribuojë që prokuroria të jetë institucioni që ?do të japë kontributin e saj për të ndihmuar në dhënien e drejtësisë për të gjithë shqiptarët?.

Ndërsa kreu i Gjykatës së Lartë ka dhënë mbështetjen e tij për kryeprokuroren Marku duke deklaruar se të dy institucionet do të angazhohen për zbatimin e Reformës në Drejtësi./ CityNews

Lajmet e fundit nga