Connect with Us

Rama justifikon papunësinë me investimet private/ Irritohen qytetarët: Të punësuarit janë vetëm anëtar partie

Aktualitet

Rama justifikon papunësinë me investimet private/ Irritohen qytetarët: Të punësuarit janë vetëm anëtar partie

Publikuar

-

Si çdo ditë tjetër kryeministri Edi Rama dhe sot ka zgjedhur të urojë një ditë të mbarë me pamjet e Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç.

Rama shprehet se në këtë fabrikë janë punësuar 300 punëtor të rinj dhe pikërisht ky investim do të rrisë ekonominë e vendit me 6 milionë dollar në vit.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës”.

Por reagimet e qytetarëve të pakqnaqur nga qeverisja e Ramës nuk kanë munguar.

Dikush shkruan se ky investim është bërë nga kompani private dhe po shitet si sukses I shtetit.

LEXO EDHE:  Basha sfidon Ramën/ Po ta mbajti dil të ndeshemi, të shohim kush fiton

“Cfar servilizmi!!!!!ai eshte nje investim privat dhe ska asnje lidhje me qeverine dhe ti o zoti kryeminister ben mire te meresh me policine qe jane bere ti puthesh ne balle kriminelat e gjobaxhinjte perpara tyre nese deri dje mjaftoheshin me nje 10 mije leksh te vjeter sot ste leshojne gjalle ne bote pa nje 500 mijeshe se direkt te thote te heq patenten turpi zotit leke qe ndahen me shefat e tyre ,me kete meruni jo me fabrikat qe ben privati tung”.

Ndërsa një tjetër shkruan se të punësuarit në fabrikë janë anëtarë partie dhe jo njerëzit e thjeshtë.

“Te falenderoj shum qe po investo ne Mirdite por te punsuarit jan vec antar partie jo populli ne nevoj”. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Publikuar

-

Nga

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Një grua 59 vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Policia njofton se rreth orës 22:20 në banesën e saj gruaja me inicialet A. Sh. i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.

Nëse kam erdhur në këtë drejtim.  Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.

Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trishtuese/ Covid i merr jetën punonjësit të Shërbimit Social

Publikuar

-

Nga

Trishtuese/ Covid i merr jetën punonjësit të Shërbimit Social

Ditën e sotme ka humbur betejën me virusin Covid-19 punonjësi i Shërbimit Social Shtetëror, Jovan Kaçe.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni përmes një postimi prekës në rrjete sociale.

Teksa rendit cilësitë e një qytetari model, Institucioni i Shërbimit Social Shtetëror, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Prehu në paqe Vani. Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes së parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Jovan Kaçe. Një koleg e mik i rrallë, një profesionist i shkëlqyer! Luftove fort për jetën, por virusi i tmerrshëm u tregua i pabesë me ty.

LEXO EDHE:  “Ka përfaqësuar Ramën në gjyqet tona”/ Berisha i vërsulet Avokates së re të Shtetit

LEXO EDHE:  Video-Rama zihet dhe me gazetaren franceze/E keni gabim ...!

Miqtë e tu të Shërbimit Social Shtetëror do të të mbajnë gjithmonë mend të buzëqeshur si në këtë foto! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tu Vani (siç ne të thërrisnim)! U prehsh në paqe. Të qoftë i lehtë dheu” shkruan Shërbimi Social Shtetëror./CNA.al

LEXO TE PLOTE