LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Rama-Basha e 17 majit klandestine

4 Janar 2018, 21:09, Aktualitet CNA

Së bashku me gazetarin Arian Çani në studion e emisionit “360 gradë” është prezent edhe avokati Genc Gjokutaj.

Si temë e emisionit është: “Kryeministri Rama pa asnjë konkurencë reale”. Gjatë diskutimit ka dalë në pah edhe vijimësia e marëveshjes Rama-Basha e 17 majit 2017, marrëveshje që mundësoi jo vetëm futjen e PD-së në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare, por edhe humbjen katastrofike të partisë së drejtuar nga Basha.

A u mbyll së bashku me përfundimin e zgjedhjeve kjo marrëveshje, apo ajo është në fuqi edhe sot e kësaj dite kur Rama qeveris i vetëm, ndërkohë që Basha më tepër ngjan me një kryetar turist i PD-së sesa me një drejtues opozite.

” Për mua marrëveshja nuk ka vdekur sepse reforma në drejtësi është për mua shtylla e marrëveshjes. Gjithçka në marrëveshje është për reformën dhe nga kjo do të kuptohet nëse do të preken “balenat” apo jo”, ka vlerësuar Arjean Çani lidhur me këtë diskutim, ndërkohë që avokat Gjokutaj e ka erifrazuar aktin me frazën: “Kjo është marrëveshje klandestine”./CityNews

Lajmet e fundit nga