LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mamaja shoqëruese në altar/ Kërkesa e pazakontë e Meghan Markle

4 Janar 2018, 16:10, Aktualitet CNA

Princi Harry dhe Meghan Markle së shpejti do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Që me zyrtarizimin e lajmit sytë e veshët e botës kanë qenë mbi zbulimin e detajeve sado të vogla mbi ceremoninë e martesës.

Gjatë javëve të fundit kanë shpërthyer shumë thashetheme mbi jetën private dhe familjen e Meghan, e ndërkohë që shumë njerëz nuk do të jepnin asnjë deklaratë mbi problemet e jetës së tyre private, Meghan ka qenë shumë e hapur për të folur për situatën.

Ajo nuk e ka mbajtur aspak sekret faktin se ajo nuk është aspak  afërt me motrën e saj Samantha Markle apo për mungesën e figurës atërore në familje, ku ende nuk dihet nëse babai i saj do të marrë pjesë ditën e dasmës.

Fatmirësisht Meghan dhe mamaja e saj, Doria Regland, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë një mardhënie shumë të ngushtë së bashku.

Në fakt raportohet se Meghan dëshiron që mamaja e saj ta shoqërojë atë në altar.

Është një vendim aspak i zakontë dhe shumë jo tradicional, por si një aktore amerikane e divorcuar, Meghan është një nuse jo tradicionale gjithashtu.

Ende nuk është e qartë se si ndihet familja mbretërore me këtë kërkesë të Meghan, por burimet thonë se ata janë kaq shumë të magjepsur nga nusja e ardhshme sa vështirë se do të ndërhyjnë në planet e saj./CityNews

Lajmet e fundit nga