LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 65-vjeçari

4 Janar 2018, 14:41, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 65-vjeç i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se i ndaluari është Skënder Jusufi, banues në Durrës.

Policia bën të ditur se Jusufi ishte dënuar me mbi 5 vite burg në Itali, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
? Skënder Jusufi 65 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr.10, dt.12.12.2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit- Bari Itali, ku në ngarkim të shtetasit të mësipërm është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale? Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ? parashikuar në nenin 110 të legjislacionit penal Italian dhe 283/2 të Kodit Penal Shqiptar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./ CityNews

Lajmet e fundit nga