LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës sulmon qeverinë/ Lejon arrestime pa prova

4 Janar 2018, 14:17, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka akuzuar qeverinë aktuale se është mbi drejtësinë dhe lejon arrestime pa prova.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ?ligji nuk zbatohet e as ka për tu zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë?.

Sipas tij, mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lire.

?Për sa kohë qeveria është mbi drejtësinë dhe ligji penal lejon arrestime pa prova, ligji nuk zbatohet e as ka për tu zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë!

Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lirë!

Të gjithë të tjerët shpallen fajtorë që në komisariatin e policisë. Në gjyq dalin kot se vendimin e merr qeveria!

Besimi tek drejtësia nuk është më as 0. Është në vlera negative!

Kemi bërë reformë të drejtësisë, por vetëm drejtësi nuk bëhet! Veshtirë të bëhet kur qeveria është edhe kapterri edhe polici edhe gjykatësi…?- shkruan Manjani në postimin e tij./ CityNews

Lajmet e fundit nga