Rama-Meta/ Marrëveshje të madhe në 2018
Ilir Meta dhe Edi Rama janë dy njerëzit që bëjnë historinë e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar sistemin shëndetësor në pazar për klientet e tij dhe kundër interesit të qytetarëve.
Vokshi i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu të japë llog?ari, veç të tjerave, pse nuk është miratuar Lista e Barnave të Rimbursueshme 2017.
Vokshi tha se në këtë listë ishte planifikuar rimbursimi i drogës së fortë Fentanylit, për të cilën u alarmua edhe Agjencia Ndërkombëtare e Narkotikëve në Vjenë.
Statusi i plotë:
RAMA FUT DROGËN NË LISTËN E BARNAVE TË RIMBURSUESHME 2017
PACIENTËT LIHEN PA KURAT E NEVOJSHME PËR PAZARET E MIQVE TË KRYEMINISTRIT
Kryeministri Rama urdhëroi sot Ministren e Shendetësisë të dale në një deklaratë të re mashtrimi për dështimin më të madh të Rilindjes: SHËNDETËSINË FALAS!!
Ministrja e Shëndetësisë pranon në cdo rresht të deklaratës së saj të gjitha akuzat dhe Denoncimet e Partisë Demokratike:
1- Ministrja Manastirlliu pranon se në 2017 fëmijëve diabetikë nuk ju siguruan fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Arësyeja e vetme: mosmiratimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme 2017 (LBR2017). Sot, Ministrja e Shëndetësisë në deklaratën e saj sot duhet të jepte llogari:
– Pse LBR 2017 nuk u miratua kurrë???
– Pse Damianës dhe 1500 fëmijëve të tjerë diabet?ikë ju mohua e drejta për fisha të rimbursueshme një vit të tërë??
– Cfarë pazaresh dhe cilët klientë te Ramës fshihen pas mosmiratimit të LBR 2017?
– A është KRIM të lësh fëmijët pa kura vetëm për hir të pazareve dhe fitimeve në kurriz të shëndetit të fëmijëve shqiptarë??
Ministrja Manastirlliu edhe sot u tall me fëmijët diabetikë. Në asnjë rresht të deklaratës qeveritare nuk i kërkoi falje pacientëve fëmijë për mohimin e një të drejte themelore, të drejtës për kujdes shëndetësor !
2- Ministja Manastirlliu flet për 140 barna të reja të rimbursueshme në 4 vite të Rilindjes. Edhe këtu Ministrja Mashtron. 140 janë thjesht altërnativa të ndryshme, numri i barnave të reja është shumë herë më i vogël. Por për padije apo mungesë informacioni, Ministrja nuk përmendi që vetëm vitet e fundit të Qeverisjes së Partisë Demokratike, Listës së Barnave të Rimbursueshme ju shtuan mbi 150 barna të reja për sëmundshmëri të pambuluara më parë si talasemia, kanceri i gjirit etj. Sot Ministrja kishte rastin t’u shpjegonte të sëmurëve (me tumor, sëmundje zemre, me sklerozë, sëmundje mendore, të psoriazis etj) pse 30 barnat e reja të planifikuar në LBR 2017 për kurimin e tyre nuk u rimbursuan kurrë?? Për sa kohë Qeveria do të vazhdojë të rimbursojë ushqime ne vend te barnave?? (sic eshte rasti i ketosterilit?)??
Sot Ministrja Manastirlliu duhet t’u shpjegonte shqiptarëve edhe SKANDALIN e RADHËS:
– Pse në listën e rimbursimit të barnave 2017 ishin të planifikuar për rimbursim e përdorim shtëpiak edhe drogëra të forta???
– Kush e urdhëroi futjen e Fentanylit në LBR2017 për të cilin u alarmua edhe agjencia nderkombetare e narkotike ne Vjene? Pse nuk u bë kurrë publike që ishte falë edhe reagimit të tyre që ministria të terhiqej nga kjo cmenduri dhe krim me shendetin e njerezve??
3- Paturpësisht Ministrja në deklaratën e saj, përsëri gënjeu kur tha që përgjigjet për mamografitë e lëvizshme kthehen në kohë rekord. Është mbi 10 mijë nr i gravë që kanë kryer mamografinë e lëvizshme. Secilës i është dhënë në dorë (në rastin më të mirë) një CD që ka humbur kush e di ku në ndonjë sirtar të shtëpisë. Shumë prej tyre sot mund të kenë shëndet të përkeqësuar ose edhe mund të mos jetojnë më. Jeta apo përkeqësimi i shëndetit të grave, janë përgjegjësi direkte e Ministres Manastirlliu të cilën as cinizmi i tepruar e as mbrojtja e Kryeministrit nuk e shpëton dot.
4- Ministrja Manastirliu foli edhe per rimbursimin e barnave për 600 mije te pasiguruar që mbetet një spekulim i pastër i Ramës për të fshehur dështimin e premtimit të madh për Shëndetësi Falas. Që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, rimbursoheshin me 100% ose në mënyrë të pjesshme pothuajse të gjitha kategoritë: fëmijë, pensionistë, PAK, ndihmë sociale, të papunë etj. Mjaftonte një vërtetim nga institucionet shtetërore për të siguruar barna të rimbursueshme. Sot që në flasim, asgjë nuk ka ndryshuar as nga ana ligjore e as nga ana praktike. Skema funksionon krejt njëlloj si në kohën e PD. Të njëjtat kategori marrin rimbursim të plotë ose të pjesshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar, janë ngjyrat e ndezura të zyrave të punës, të cilat vetëm sa kanë shtuar kalvarin e gjatë e të mundimshëm për marrjen e vërtetimeve të papunësisë.
5- Ministrja foli edhe për akseleratorin linear, që në fakt është investim i Qeverisë Berisha. Ironikisht, Ministrja Manastirlliu sot ka akuzuar veten e saj për shpërdorim detyre. Për shkak të shkeljes së premtimit për vënien në punë të akseleratorit linear në afatin e duhur, ka qenë vetë Ministrja Manastirlliu, në atë kohë drejtoreshë ë QSUT, që ka urdhëruar përdorimin e pajisjeve të vjetra e të degraduara të kobaltit? me qëllimin e vetëm për të mashtruar pacientët dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre!! Vetëm pas denoncimeve të Partisë Demokratike, njëra prej këtyre pajisjeve u hoq nga përdorimi dhe tjetra vazhdoi të përdoret në raste të kufizuara.
6- Në fund, Ministrja Manastirlliu sot duhet të japë llogari:
– pse të sëmurët me hemofili ende vuajnë për mungesë faktori?
– pse të sëmurëve me kancer në onkologjik nuk ju jepet shërbimi dhe kura e duhur?
– pse sot ne cdo spital por edhe ne QSUT mungojnë pajisjet dhe barnat me elementare???
– pse sot në QSUT nuk bëhen ekzaminimet e duhura për gratë e prekura me kancer gjiri??? Ju kujtoj që këto ekzaminime janë kryer më parë në QSUT… A ka lidhje kjo me dhënien me koncesionin e dyshimtë të laboratoreve??
– pse mjekët ikin nga Shqipëria apo japin dorëheqje si mënyrë refuzimi për kushtet skandaloze në të cilat Ju i këni lënë të punojnë???
Në çdo vend demokratik, sjellje të tilla të papërgjegjshme të autoriteteve ministrore shoqërohen me dorëheqje! Pra iu hiqet ?fisha? zyrtarëve neglizhentë dhe pazarxhinj me listën e ilaçeve…dhe i dorëzohen organeve të drejtësisë!!
Sot, e vetmja kurë e plotë për vendin mbetet Largimi i Edi Ramës!!! /CityNews
Ilir Meta dhe Edi Rama janë dy njerëzit që bëjnë historinë e...
14 persona kanë humbur jetën dhe 268 të tjerë janë plagosur,...
Arratisja nga ambientet e paraburgimit në Petrou Ralli të Gr...
Në këtë shkrimin tonë të gjinisë foto-fakt për lexuesit po o...
Viti 2017 në Durrës u mbyll me dy avantazhe përsa i përket b...
Nëpërmjet një editoriali të publikuar në faqen zyrtare të Am...
Nga Artur AJAZI-Partia Demokratike në opozitë tashmë për m...
Muret e periudhës romake të Durrësit në PortoromanoNë dhjeto...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve...
Deputeti demokrat Agron Shehaj akuzon LSI se ka heshtur në l...
Lori Hoxha është një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipër...
Kreu i ALUIZN-t Artan Lame deklaroi se brenda dy viteve të p...
Kjo mund të cilësohet si një prej vjedhjeve më të papreceden...
Getoar Selimi është pa dyshim një ndër reperët më të pëlqyer...
Moti i keq i fillimit të dhjetorit shkaktoi probleme të shum...
Beatrix Ramosaj tregohet shumë e kujdesshme përsa i përket j...
Denny Kwan, 24 vjeçarja nga Kamboxhia është përjashtuar për ...
Konvertimi i Forcës së Sigurisë së Kosvës në ushtripor edhe ...
Vajza e vetme e aktores së njohur Ema Andrea di si të “godas...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon k...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...