LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analisti: Opozita e sotme, shumë larg nga ajo që do të donim

4 Janar 2018, 21:55, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? në News24, analisti Armand Shkullaku është shprehur se opozita e Bashës ka humbur besueshmërinë e popullit dhe është ende larg nga ajo opozitë që do donin mbështetësit e PD-së.

Më tej Shkullaku thekson se opozita nga radikale u bë një opozitë qeverisëse.

?Në Shqipëri pushtetet nuk kanë rënë për shkak të forcës së opozitës, por për shkak të korrupsionit, abuzimeve me pushtetin, keqqeverisjes ose skandaleve. Gjatë gjithë tranzicionit, kemi shkuar në paralelizëm qeveria me opozitën. Opozita që është sot, sa vjen e largohet nga një opozitë që do donim të ishte. Opozita nga një opozitë radikale u bë një opozitë qeverisëse. Dhe ajo çfarë ndodhi me listat e ka dëmtuar seriozisht besueshmërinë në opozitën shqiptare?,deklaroi Armand Shkullaku. /CityNews

Lajmet e fundit nga