LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Maqellarë/ Dy të plagosur

4 Janar 2018, 11:21, Aktualitet CNA

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Maqellarë ? Shupenzë.

Dy automjete kanë devijuar rrugën duke u përplasur me njëri tjetrin e për pasojë , dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të dhënat paraprake flasin se shkak i aksidenti është bërë rakulli në rrugë.

“Në vendin e quajtur ‘Rotonta’, aksi Maqellarë-Shupenzë, është përplasur mjeti tip “benz” me drejtues shtetasin Gj.M, banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip ?Opel?, me drejtues shtetasin G.M, banues në Bllatë, Dibër. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri B Xh, 50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip “Benz”, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi G.M, 32 vjeç”, njofton policia.

Ndërkaq mësohet se të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CityNews

Lajmet e fundit nga