LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot shpallet aktgjykimi ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes

3 Janar 2018, 10:12, Aktualitet CNA

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në orën 13:00, pritet që kjo gjykatë të shpallë aktgjykimin ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Të katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe./ CityNews

Lajmet e fundit nga