LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpejtoni sa jeni në kohë: Nëse nuk i bëni këto gjëra tani, 2018 do të jetë një dramë për ju! 

2 Janar 2018, 23:15, Aktualitet CNA

Një vit fringo i ri sapo ka ardhur. është e vërtetë, ne po jetojmë tashmë në 2018-ën. Dhe, nëse keni ndërmend që ky të jetë viti juaj më i mirë, duhet ta nisni me këmbën e mbarë.

Më poshtë do ju tregojmë gabimet që keni bërë në vitet e kaluara që kanë bërë të mundur që mos të jetoni një vit të mirë. Këtë herë, sa jeni në kohë, brenda javës së parë të janarit, ju këshillojmë të veproni!

1 ? Nuk keni reflektuar mbi gjërat që keni arritur. Mos e lejoni asnjëherë që suksesi që keni arritur t?ju duket si diçka e zakonshme dhe pa ndonjë vlerë të madhe. Në nisjen e vitit, ndihuni krenarë për gjithçka keni arritur në vitin që latë pas. Vetbesimi juaj do të ushqehet mirë kështu.

2 ? Keni harruar të vendosni qëllimet për t?i përmbushur brenda një viti. Nëse doni të shihni suksesin dhe dritën në fund të tunelit, duhet të keni paraprakisht një ide të qartë se si arrihet atje. Këtë ide mund ta vendosni në letër në fillim të vitit. Merrni pastaj gjithë kohën që ju duhet për tja arrirë.

3 ? Ju keni lejuar punën t?ju zërë kohën e qejfit. Bëni mirë bilancet. Nëse jeni duke punuar diku që s?ju lë hapësirë për të bërë qejf thjesht ndryshoni menjëherë rutinë.

4 ? Ju s?keni mundur të ndaheni dot nga e kaluara. Gabim! Një ish, lëreni në të shkuarën tuaj, fillimi i vitit është për t?ju kujtuar se mund të shkruani një libër pa pasur protagonistë njerëz që ju kanë mërzitur.

5 ? Ju e keni neglizhuar rrjetin tuaj të njohjeve. Nëse ndiheni më asocial dhe më larg njerëzve, ndryshoni menjëherë. Keni një jetë që lodheni dhe investoni në rrjetin e njohjeve dhe nuk është aspak mirë që ta ndërprisni në mes këtë investim. Kushtojini më shumë kohë atyre që duket se i keni harruar.

6 ? Ju nuk keni falenderuar mjaftueshëm dhe kështu nuk ja dini vlerën treçerekut të gjërave që keni. Niseni vitin me falenderime për këdo e çdokënd./CityNews

Lajmet e fundit nga