LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haberet e Mitros/ Benevrekët

3 Janar 2018, 11:13, Aktualitet CNA

Nga Mitro Çela

Viti 1996. Presidenti Berisha i ftuar në Pekin. Në delegacion isha edhe unë. Deputet. Kudo na shoqëronte ambasadori. Tahir Elezi. Miku im i vjetër. Duke pirë çaj më tha:
-Në rrugë mos këmbe dollarë. Kinezët janë xhonglerë: ta hedhin. Së dyti, bli një bust të Budës dhe një palë benevrekë.
-Pse Buda vishte benevrekë?!
-Kur të plakesh do më kujtosh.
Shkuam tek Muri Kunez. Nxorra 100 dollarë. Buda kushtonte tre dollarrë. Benevrekët dy dollarë. Kinezi më ktheu reston: 5 dollarë.
-Më fal: te dhashë 100…
Kinezi hapi qesen. Asnjë qinçe. Qeshi. Më ra krahëve. Më tha kinesçe. ?Çinait të! I dashur?. Në darkë mësova se me humbje kishte dalë edhe Robert Çeku-zv. Ministër i Finacave në atë kohë; edhe bodigardi Berishës.
Kur e futa në valixhe Budën e mbështolla me benevrekë.
Dhjetor 2017. Fiks Fare në Korçë dhe Pogradec. Të ftuar nga dy ish kryetarë: Niko Peleshi dhe Artan Shkëmbi. Më thotë Ezmerka:
-Do bien temperaturat. Mos na ftohe. Pse nuk i vesh benevrekë? Kanë 20 vjet në sirtar.
I vesha.
Pogradec. Hotel ?1 Maj?. Në darkë u futa në dhomë. Në tualet. Ula xinxhirin. Nuk po gjeja kandarin?! Dora lart e poshtë. Hiç! Mund të bëjë vaki të bien kokrrat?! …Ra telefoni. Ngrita zinxhirin. Ishte Ezmerka: ?Të bënë punë benevrekët?!?
Qesha…Pse qesh?…Në fakt duhet të qaj!.. Pse?!
…Ula zinxhirin dhe benevrekët deri në gju…Dolli jashtë mavria?!/ CityNews

Lajmet e fundit nga