LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE vlerëson Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar

3 Janar 2018, 15:45, Aktualitet CNA

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiç, në një vlerësim rajonal për BIRN, thotë se viti 2018 mund të jetë viti i mundësive për Ballkanin Perëndimor dhe viti kur vendet e rajonit mund të hedhin hapa të pakthyeshëm në shtegun e integrimit të tyre në BE.

Për të arritur integrimin Europian, Maja Kocijançiç u shpreh se vendet  në fjalë duhet t?i bëjnë reformat një prioritet, në veçanti për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore.

Kocijançiç shprehet dhe për Shqipërinë ndër të tjera.

BE beson se Shqipëria ka treguar progres të qendrueshëm në të pesë prioritetet kyçe të kërkuara për të lëvizur përpara në procesin e integrimit të BE-së ? reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.

?Tashmë Shqipëria po zbaton reformën në drejtësi dhe në veçanti vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve. Ky proces po monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit udhëhequr nga Komisioni Europian,? tha Kocijancic.

Imputet nënvizojnë se, siç e ka thënë së fundmi Presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker: ?Nëse vijohet në shtegun e reformave, Komisioni synon të rekomandojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim për këtë vend në gjashtë muajt e ardhshëm?. /CityNews

Lajmet e fundit nga