LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asambleja e PS/ Socialistët përmbysin strukturat drejtuese

3 Janar 2018, 15:59, Aktualitet CNA

Burimet zyrtare i thanë CNA (CityNews Albania), se socialistët do të mbledhin të shtunën Asamblenë për të diskutuar axhendën politike të viti.

Të njëjtat burime i thanë CNA se përveç diskutimeve të axhendës politke, në Asamble do të propozohen edhe ndryshimet që pritet të pësojnë sekretariatet e PS.

Konfirmohet se nuk do të ketë zgjedhje apo votim për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së dhe kryetarin.

Pritet që shumica e sekretariatit të PS të pësojë ndryshime.

Lëvizjet në strukturat e larta drejtuese vijnë pas gati 6 muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, ku socialistët të vetëm mundën të siguronin shumicën qeverisëse me 74 mandate në Kuvend.

Lëvizjet dhe ndryshimet në sekretariat si dhe axhenda e vitit 2018 pritet të reflektojnë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017, ndërkohë që disa emra të rëndësishëm ish-drejtues dhe funksionarë të PS-së, si Alfred Peza dhe Saimir Tahiri, do të lirohen nga të përgjegjësitë politike në PS. /CityNews

Lajmet e fundit nga