LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktori shqiptar, pjesë e telenovelës 33-vjeçare të BBC-së

3 Janar 2018, 20:30, Aktualitet CNA

Një aktor shqiptar bëhet pjesë e telenovelës më të madhe dhe më të vjetër të BBC-së, ?Eastenders?, që ka 33 vjet që transmetohet në gjigantin mediatik britanik.

Orli Shuke, që jeton prej 20 vjetësh në Londër, luan në episodet e transmetuar në tre ditët e para të Janarit, ndërkohë që producentët e BBC-së i kanë ofruar vazhdimin e rolit të Robertit në episodet e ardhshme, madje me aktorin kryesor të telenovelës së famshme britanike, duke filluar xhirimet në 15 Janar.

Orli Shuke, djali i aktorit të ndjerë Agim Shuke, i njohur për rolin e tij të spikatur në komedinë ?Shi ne plazh?, ka një karrierë të suksesshme në kinematografinë britanike, e vështirë për të penetruar, duke luajtur në 6 filma deri më sot, si dhe në disa vepra teatrale siç ishte së fundmi në Teatrin e Manchesterit.

Orli Shuke është produkt i Akademisë shqiptare të Arteve në Tiranë, përpara se të vendosej në Londër. Orli Shuke ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me aktorin me famë botërore, yllin e Hollywood-it, Brad Pitt në filmin ?War Machine? apo edhe në filmin Hyena-t !

Ndër filmat që ai ka luajtur janë edhe ?Big Dog?, që ka fituar çmim në festivalin e filmit BFI në Londër. Orli Shuke i tha Top-Channel në Londër se ? roli im në këtë telenovelë emblemë të BBC-së është padyshim roli më i madh në industrinë britanike të filmit dhe më interesanti, duke pasur parasysh shikueshmërinë e saj, një telenovelë që ndiqet në BBC nga mbi 6 milionë shikues çdo mbrëmje?./CityNews

16:49 Aktualitet

Kthehu holandez!

Ne shqiptarët kemi një fat të madh, që asnjë vend tjetër në ...

Lajmet e fundit nga