LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj e bën "ministër pazari", Eno Popi e lë me gisht në gojë

2 Janar 2018, 12:47, Aktualitet CNA

I pyetur në emisionin e Luanës se cilët do të ishin ministrat e kabinetit të tij qeveritar, në rast se do të bëhet ndonjëherë Kryeministër, Veliaj renditi disa emra mes humorit.

Kuptohet, anëtarë të kabinetit të tij qeveritar dhe ministra, Veliaj zgjodhi të pranishmit në studio.

Duke qeshur tha se Alfred Lelën do ta bënte ministër të marrëdhënieve me opozitën, ndërsa kur erdhi momenti i Eno Popit, gazetari e ndërpreu.Eno i thotë:

“Kujdes, se unë ndoshta nuk e lë Topin.

Veliaj ia kthen:

“Ty mund të të bëja ministër të tregtisë.

Por edhe Popi nuk ia lë thatë. Ai shprehet:

Ndoshta do të isha ministër i pazareve, por unë nuk e lë Topin, siç nuk e kam lënë për disa propozime që më ke bërë deri tani.”/CityNews

Lajmet e fundit nga