LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozim si në përralla dhe unazë super të shtrenjtë, këngëtarja surprizohet nga i dashuri

2 Janar 2018, 17:20, Aktualitet CNA

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj njihet në publikun shqiptar për lidhjen e saj të gjatë dhe fejesën me këngëtarin Shpat Kasapi.

Por, ajo prej më shumë se tre vitesh është në një lidhje dashurie me hokeistin çek Jakup Kindl.

Prej pak kohësh Afërdita ka kurorëzuar dashurinë me hokeistin, nga i cili ka marrë një propozim si në përralla, nën dritën e yjeve, mes qirinjve dhe trëndafilave në Pragë.

Ajo ka treguar për ?Revista Who? emocionet gjatë propozimit, detajet e unazës dhe të dasmës që do të bëjnë.

Intervista:

Katër vite dashuri, marrin më në fund PO-në e shumëpritur në një atmosferë fantastike, si në filma? Si u ndjeve gjatë asaj surprize?

Ishte një natë magjike? As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment. Kubi njihet si partneri i surprizave, por kjo ishte më shumë se çdo gjë, një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime.

Sa ditë kishte ai që përgatitej?

Ai kishte që prej shtatorit që mendonte dhe punonte për këtë surprizë. Unaza ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për mua në SHBA dhe kërkonte disa javë realizimi.

Nga ana tjetër është marrë me të gjitha rezervimet. Zgjodhi hotelin ku kemi qëndruar herën e parë kur unë kam ardhur në Pragë, ?Four Season? dhe donte me çdo kusht që të më propozonte aty, sepse ai vend ka një kuptim për ne të dy.

Kishe nuhatur diçka?

Nuk kam ditur asgjë? Ai më solli Jehonën (motrën) surprizë, si një dhuratë për Krishtlindje, por edhe aty kishte diçka të fshehur, sepse ajo solli unazën që ishte bërë gati tashmë në Amerikë, ndonëse unë kam menduar gjithë kohën se Jehona ishte surpriza ime e festave? Por edhe ajo ishte bashkëpunëtore në këtë surprizë.

Çfarë të tha Jakub para dhe gjatë propozimit?

Ai më tha kemi një darkë për Krishtlindje të enjten, pra atë natë. U bëra gati, darkën e mbaruam dhe kur ishte momenti i ëmbëlsirës, Kubi u largua me pretekstin se do të shkonte në tualet. Unë po shihja menunë kur erdhi menaxherja dhe më tha ?kam një mesazh për ty, eja pas meje?. Unë u frikësova pak, mendova se mos i kishte ndodhur diçka, por ajo më tha të mos shqetësohem. Hipëm në ashensor dhe u hap dera, prej daljes nga ashensori deri në tarracë më drejtoi një rrugë e krijuar me petale trëndafili. Kur dola, pashë gjithçka si në filma dhe Kubin që u ul në gjunjë dhe më tha: ?Afërdita Dreshaj, gruaja e ëndrrave të mia. A dëshiron ti që ta kalosh pjesën e mbetur të jetës me mua dhe të bëhesh bashkëshortja ime??

Une në ato momente nuk i përmbajta dot emocionet dhe me lot në sy i thashë ?PO?.

Unazën e kish dizenjuar Kubi? Sa karat është diamanti?

Unazën e kishte dezajnuar ai dhe nuk mendoj se ka rëndësi sesa karat është diamanti. Është diamanti i zemrës sime dhe do të ishte kështu edhe nëse nuk do të ishte një gurë shumë i çmuar.

Kur do të kemi dasmë?

Dasmën nuk e dimë akoma, po shijojmë këtë moment të bukur dhe po festojmë për momentin.

Si e mendon dasmën tënde?

Dasma do jetë një ?destination wedding? dhe normalisht me njerëzit tanë më të afërt?

Në këto katër vite, çfarë të ka bërë të dashurohesh marrëzisht me Kubin?

Kubi është në të vërtet diamanti më i rrallë në të gjithë botën? Është i kuptueshëm, me zemër dhe mendje të pastër, më do për çdo gjë që kam, nga më e keqja dhe deri te më e mira?

Do të keni ju një familje me shumë fëmijë?

Për fëmijë kemi kohë, kemi diskutuar shpesh për këtë, por këto gjëra nuk janë në dorën tonë. Do të kemi aq sa ta ketë shkruar Zoti.

Lajmet e fundit nga