LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Problemet qe hasi teknologjia  ne vitin 2017

2 Janar 2018, 21:50, Aktualitet CNA

Vitet e ngacmimit seksual në industrinë e teknologjisë dhe gjetkë u sollën në dritë këtë vit. Gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google iu përgjigjën pyetjeve rreth roleve të tyre në zgjedhjet e vitit 2016, ndërsa Apple në fund pranoi se në mënyrë të qëllimshme kishte ngadalësuar modelet e vjetra iPhone.

Uber nis vitin mbrapsht me #DeleteUberFati i keq i Uber nisi në janar kur lëvizja #DeleteUber çoi në shlyerjen e llogarive të konsumatorëve të hidhëruar, për shkak të lidhjeve të kompanisë me presidentin Donald Trump. Kompania humbi mbi 200,000 konsumatorë brenda vetëm një jave. Shefi i kompanisë Travis Kalanick dha dorëheqje në valën e hidhërimit të investuesve, ndërsa hapin e tij e ndoqën edhe disa menaxherë tjerë të lartë.

Mbi 20 punonjës u shkarkuan nga puna për sjellje të keqe në vendin e punës dhe ngacmim seksual. Ish-inxhinierja e Uber ngrit akuza për ngacmim seksual dhe diskriminim në kompani Susan Flower tha se ishte ngacmuar seksualisht gjatë punës në kompaninë Uber. Ajo ka bërë të ditur se njëri nga menaxherët e kompanisë i kishin propozuar seks, pas të cilës shefi i kompanisë nisi hetimet që përfunduan me dorëheqjen e tij.

Facebook po ashtu njoftoi se reklamat ishin të dizajnuara për të sensibilizuar publikun para zgjedhjeve Vlerësohet se 10 milionë përdorues të rrjetit të njohur shoqëror të kenë parë këto reklama. Ndërsa faqet si Google, Twitter dhe Facebook kanë shpenzuar shumë për vitin 2017 duke luftuar përhapjen e lajmit të rremë në platformat e tyre, kjo ishte e paefektshme në kohën më të keqe të mundshme: pas vrasjeve masive në Las Vegas, në tetor./CityNews

Lajmet e fundit nga