LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këputet tubacioni/ Banorët dhe spitali pa ujë të pijshëm

2 Janar 2018, 10:05, Aktualitet CNA

Banorët e Bulqizës së vjetër si dhe spitali i qytetit kanë mbetur pa ujë të pijshëm që prej mbrëmjes së djeshme, për shkak të një këputje të tubacionit kryesor të ujit.

Tubacioni i ujit është këputur për shkak të reshjeve të shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar edhe rrëshqitjen e stogjeve të kromit.

Ende nuk dihet se kur mund të rregullohet problemi i shfaqur, ndërkohë që ende nuk ka një reagim për këtë ngjarje.

Gjithashtu nga rrëshqitjet e sogjeve të kromit, është dëmtuar edhe një godinë e cila përdorej nga minatorët./ CityNews

Lajmet e fundit nga