LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëhuni gati: Ja 6 dasmat VIP që do të çmendin shqiptarët në 2018-ën

2 Janar 2018, 12:42, Aktualitet CNA

Viti 2017 padyshim që do të mbahet mend si viti i damsave VIP, mirëpo duket se edhe gjatë 2018-ës ato nuk do të jenë të pakta. Ja cilat janë 6 dasmat që do të çmendin shqitarët gjatë këtij viti.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj 

Ndonëse ende nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, duket se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë gati për hapin e madh. Sipas ?Panorama Plus?, largësia fizike, duke qenë se Luana jeton në Tiranë dhe Krenari në Prishtinë, e ka detyruar çiftin të shkojë drejt altarit dhe dasma e tyre thuhet se do të mbahet në verën e vitit 2018.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov 

Në një kohë fare të shkurër, ata bënë publike lidhjen e tyre, fejesën e beftë e më pas martesën, duke surprizuar publikun. Por surprizat s?kanë mbaruar me kaq, pasi sipas ?Prive.al?, dyshja do të mbajë dasmën në prill të 2018, ku do të jenë të ftuar 120 persona.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Pasi i propozoi për martesë pak ditë më parë, duket se më në fund Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe të bëjnë një dasmë. Këtë  e zbuloi Sara në emisionin ?Shiko kush luan?, ku ndonëse nuk zbuloi muajin kur do të mbahet dasma, u shpreh se janë në prag të përgatitjeve.

Floriana Garo dhe Enis Daci 

Pasi deklaroi se ishte fejuar dhe se do të zhvendosej në Zvicër, moderatorja Floriana Garo i surprizoi të gjithë duke zbuluar se ishte në pritje të ëmbël. Dhe jo vetëm kaq, por Garo është martuar me avokaton Enis Daco dhe në një intervistë për suplementin ?Bluetooth? në ?Gazeta Shqiptare?, u shpreh se dasma do të mbahet pas lindjes së vajzës.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl 

Bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj vetëm pak ditë më parë mori një propozim spektakolar për martesë nga i dashuri çek Jakub Kindl. Dyshja ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me dasmën e tyre, por me shumë gjasa, ata do të lidhin kurorë përgjatë vitit 2018.

Blerina Braka me partnerin 

Partnerin dhe babanë e fëmijës së këngëtares Blerina Braka me shumë mundësi do ta njohim në dasmën e saj, pasi deri më tani, ajo ka refuzuar ta  bëjë publik identitetin e tij. Në pjesëmarrjen e saj në festivalin ?Kënga Magjike?, Braka deklaroi se ishte në pritje të ëmbël dhe në emisionin ?Thumb?, ajo u shpreh se pas lindjes së fëmijës, në muajin tetor ndoshta mund të mbajnë dasmën./CityNews

Lajmet e fundit nga