LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje e rëndë në Peqin/ Një person hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen

1 Janar 2018, 11:55, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peqin, ku një i moshuar është hedhur nga kati i 4-të i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Xhami? të Peqinit.

Mësohet se 80 vjeçari Lutfi Gripshi, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2018 në Lagjen ?Xhami? Peqin është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasi Lutfi Gripshi rreth 80 vjeç i cili ka gjetur vdekjen shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale./ CityNews

Lajmet e fundit nga