LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Modelet e flokëve më të bukura për festa

1 Janar 2018, 14:45, Aktualitet CNA

Modeli i duhur i flokëve kompleton dhe transformon look-un tuaj, ja disa këshilla për modelet e flokëve me te bukura për ti mbajtur gjate festave te fund vitit.

Një mënyrë për te rene ne sy tek miqtë dhe te afërmit është me siguri te zgjidhni modelin e duhur te flokëve për festa. Shume shpesh fytyra jone dhe ne përgjithësi veshja jone mund te duket jo aq bukur nëse s?do keni një model flokësh te zgjedhur mire. Gërshet, bisht kali, topuz dhe flokë te lëshuar janë modelet me te pëlqyera gjate festave.

 

Gërsheti

Gërsheti anësor- Mund te synoni për një gërshet anësor ne vend te gërshetit klasik. Beni vijën ne mes dhe me pas gërshetoni flokët duke e nisur pak me sipër veshit.

Gërsheti i ngjitur pas kokës- Ne këtë rast mund te realizoni dy ose me shume gërsheta te vegjël duke u nisur qe nga rrënja e flokëve ne balle duke i thurur ne mënyrën qe gërshetat te qëndrojnë te puthitur mire pas kokës.

Gërsheti messy ? Është shume i bukur, gërsheti qe na bën te dukemi sikur sapo jemi ngritur nga shtati. Duhet qe flokët te jene te pakrehur dhe flokët qe do ti mblidhni për gërshet me pas duhet ti nxirrni nga thurja duke i dhënë kështu një pamje te ?shkatërruar?.

Topuzi

Topuzi i balerinave- Është topuzi me klasik, i tërhequr shume dhe i pozicionuar ne pjesën e sipërme te kokës. Është një model i thjeshte por me një efekt te garantuar.

Topuzi me kapëse- Behet fjale për një variant te topuzit te mëparshëm por konsiston ne kapjen e flokëve topuz me një kapëse metalike si dekor.

Topuzi me lule- Një tjetër dekor te veçantë qe mund te bëni mund te behet me një topuz te ulet, ne lartësinë e qafës. Mjafton te fusni një lule ne llastikun dhe ta kapni me një kapëse./CityNews

Lajmet e fundit nga