Connect with Us

Hahn: Ky vit, kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor

Aktualitet

Hahn: Ky vit, kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor

Publikuar

-

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn theksoi sot se ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Ai në Twiter kumtoi se viti i kaluar ishte përplot me sfida.

Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Han.

Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës nxjerr zbuluar Hahn/I publikon foton me Sorosin në emision

“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Hahn.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Balla jep lajmin e mirë



Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 49 vjeç, pasi në fshatin Mëzez, ka vjedhur në banesën e shtetasit S. Sh.

LEXO EDHE:  Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Hahn tregon se kur do të ndodhë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



LEXO EDHE:  Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, reagon Johannes Hahn/ BE ofroi menjëherë ndihmë

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës nuk kursehet ndaj Hahn/Ti s’mund ta kuptosh, por të kërkoj durim

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Presidenti rus Vladimit Putin është lideri i parë global që njofton suksesin e shtetit në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit Covid-19. Putin e krahason arritjen në shëndetësi me satelitin rus që arriti i pari hapësirën.

Megjithë shqetësimet nga ndërkombëtarët për sigurinë e vaksinës, presidenti rus shkruan se ajo i ka kaluar testet e sigurisë, dhe duhet parë edhe si shpresë për gjithë botën.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.



LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Balla jep lajmin e mirë

Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

LEXO EDHE:  Hahn flet troç/ BE s’ka të ardhme pa Ballkanin

Sa i përket procedurave në vijim, një raport i Reuters,  tha se vaksina e parë e Rusisë do të miratohet nga rregullatorët këtë muaj, ndërsa prodhimi i kësaj vaksine është vendosur të fillojë në shtator.

Sa i përket fushatës së vaksinimit masiv, ajo pritet të hapet në tetor. /CNA.al

LEXO TE PLOTE