Connect with Us

Gripi, pse shfaqet vetëm gjatë dimrit?

Aktualitet

Gripi, pse shfaqet vetëm gjatë dimrit?

Publikuar

-

A jeni pyetur ndonjëherë se pse gripi është sezonal? Sipas një studimi përhapja e gjerë e virusit ka të bëjë me nivelet e lagështisë.

Në regjionet me klimë të mesme, si në Amerikën Veriore dhe Evropë, gripi arrin kulmin gjatë sezonit të dimrit, kur lagështia është e ulët. Por, kërkuesit amerikanë kanë vërejtur se në disa regjione tropikale virusi influenca shpërthen gjatë sezoneve me reshje. Pasi kanë matur shkallën e mbijetesës së virusit influenca A në nivele të ndryshme të lagështisë, kërkuesit kanë arritur në përfundim se gripi është më i shpeshtë gjatë muajve të dimrit pasi mbijetesa e virusit në mukus rritet kur lagështia relative është 50 për qind. Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se virusi po ashtu lulëzon kur lagështia është afro 100 për qind.

Shkencëtarët kishin hedhur viruset në lëngje të ngjashme me gjendjen e traktit respirator si dhe në mukusin njerëzor, dhe pastaj kanë matur përqindjen e mbijetesës së viruseve pas ekspozimit në nivele të ulëta, mesatare dhe të larta të lagështisë.

LEXO EDHE:  Rezultatet dramatike të mënjanimit të sheqerit nga dieta juaj!

Kur lagështia është e ulët jashtë, si gjatë dimrit, pikëzat respiratore ishin avulluar plotësisht. Nën këto kushte të thata, virusi ishte më i aftë të mbijetojë.

Kur lagështia rritej në nivele mesatare, pikat nuk avulloheshin krejtësisht, andaj virusi mbetet i ekspozuar ndaj niveleve të larta të lëndëve kimike, dhe është më pak i aftë t’i infektojë qelizat.

Kërkuesit kanë arritur në përfundim se lagështia prek përqendrimet e kripërave dhe proteinave në lëngjet respiratore, që ndikon në mbijetesën e virusit të gripit. Kjo është arsyeja se pse gripi është sezonal.

Në zonat e Amerikës Veriore dhe Evropës, gripi fillon që nga tetori dhe vazhdon deri në majin e vonshëm./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta kujton Gjergj Fishtën/ Mesazhi për Ramën: Fshikulloi politikanët mercenarë e të korruptuar

Publikuar

-

Nga

Meta kujton Gjergj Fishtën/ Mesazhi për Ramën: Fshikulloi politikanët mercenarë e të korruptuar

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 149 vjetorin e lindjes së pyetit të madh shqiptar At Gjergj Fishta.

Në një postim në rjetet sociale, Meta shkruan se At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Më tej, kreu i shtetit shkruan se ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Po ashtu, Meta i drejton edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim.

“Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot.

At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e Atdhè?”-shkruan Ilir Meta në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD dorëzon listën përfundimtare/ Propozon 326 kandidatë

Publikuar

-

Nga

PD dorëzon listën përfundimtare/ Propozon 326 kandidatë

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë, kur gripi të kombinohet me Covid-19 në vjeshtë dhe dimër?

LEXO EDHE:  Rezultatet dramatike të mënjanimit të sheqerit nga dieta juaj!

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

Publikuar

-

Nga

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së grave naftëtare në Ballsh, të cilat kërkuan një zgjidhje, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama iu bën thirje grevisteve të dalin nga greva, ndërsa premton se do të shkojë ai personalisht tek ato.

Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.”-shkruan Rama./ CNA.al

Rëndohet shëndeti i grave naftëtare në Ballsh/ Thirrje Ramës: Na jepni një përgjigje

LEXO TE PLOTE