LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Bushati uron shqiptarët për Vitin e Ri (video)

31 Dhjetor 2017, 15:48, Aktualitet CNA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka uruar me anë të një videomesazhi të gjithë shqiptarët për festën e Vit të Ri.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Bushati shprehet se, “Viti 2018 është një vit vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë?.

Ndër të tjera, ai ka falënderuar te gjithë punonjësit e shërbimit diplomatik dhe familjet e tyre për shërbimin që i bëjnë vendit dhe mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për shërbimin ndaj çdo qytetari.

Më tej ai u ka kujtuar të gjithë shqiptarëve platformën digjitale online “SHKO” dhe “e-konsullata” të cilat ofrojnë shërbime për disa dokumente për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. /CityNews

Lajmet e fundit nga