LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka një mesazh për ty”/ Surpriza e Ramës për Eriglisën

31 Dhjetor 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Një tjetër surprizë e kryeministrit gjatë rubrikës ?Ka një mesazh për ty? ishte edhe për Eriglisën, vajza e re nga komuniteti ?egjiptian?, e cila preku opinionin me historinë e saj.

Rama i premtoi Eriglisës se do ta emërojë këshilltare të ministrit për çështjet sociale.

Gjithashtu Rama i premtoi se me rrogën si këshilltare do ketë mundësi të paguajë kredinë, të bëjë shkollën dhe në fund të realizojë ëndrrën e saj për tu bërë mësuese.

Gjatë emisionit, Eriglisa teksa tregoi peripecitë e jetës së saj dhe prindërve të saj ku tha se e ëma punon si një burrë i vërtetë, duke thyer beton për të nxjerrë shufrat e hekurit të cilat mund t?i shesë për të nxjerrë bukën e gojës. Me shumë vështirësi, ajo kishte arritur të shkollohej dhe tashmë shërben në një organizatë për edukimin e fëmijëve të komunitetit egjiptian./ CityNews

Historia dhimbshme të vajzës nga komuniteti egjiptian/ Priten surpriza

Lajmet e fundit nga