LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin shifrat/ Sa shqiptarë dhe makina kanë hyrë në vend nga data 24 dhjetor

31 Dhjetor 2017, 22:11, Aktualitet CNA

Fluks i madh lëvizjesh per festat e fundvitit. Policia e Shtetit ka bërë publike shifrat, sa shqipare dhe automjete kane hyre ne vend qe nga data 24 dhjetor.

Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve , duke marrë një sërë masash shtesë.

Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim , krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor , të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e dalje konkretisht: Kanë hyrë 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete. Kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë. Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, me qëllim që punonjësit e Policisë tju shërbejnë me kulturë dhe në kohë reale qytetarëve që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit. Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dhe afishuar numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90 për të denoncuar çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë.

Lajmet e fundit nga